Green Agenda in Kosovo – Call for tender

Posted on September 21, 2007 in Green agenda.

Në këtë moment Milieukontakt po kërkon OJFM që janë të interesuara për të nisur një proces të axhendës së gjelbër në komunitete e tyre (apo përreth) me të cilën ato kanë tashmë kontakte të mira. Milieukontakt do të ofrojë mbështetje dhe këshillim sesi të niset një proces i tillë në bashkëpunim me ekipin e trainuesve dhe do të ofrojë edhe mundësi të tjera bashkëpunimi dhe ndihme mes këtyre shoqatave. Në këtë mënyrë ne shpresojmë të formojmë një rrjet shoqatash të axhendës së gjelbër në Kosovë.

Me këtë thirrje për tenderim ne ftojmë OJFMtë të konkurojnë. Hapi i parë në procedurën e selektimit është paraselektimi i 8 organizatave për takimin e punës selektues për Axhendën e Gjelbër, i cili do të mbahet më 26-28 Tetor 2007.

Të nderuar kolegë,

Milieukontakt ka filluar një program 4-vjeçar në Ballkanin Perendimor ”Së bashku për një të ardhme të qëndrueshme në Ballkanin perendimor”, shkurtimisht Axhenda e Gjelbër në Ballkanin perendimor. Përvec Kosovës programi do të zbatohet edhe në Maqedoni, Bosnie-Hercegovinë, Serbi, Mal të Zi dhe Shqipëri. Projekti ka nisur me 9 shkurt 2007 dhe do të përfundojë më 31 dhjetor 2010.

Qëllimi i programit është të kontribuoj në proceset e demokratizimit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe stabilitetit në Ballkanin perendimor përmes zhvillimit dhe zbatimit të Axhendës se Gjelbër: metodë participatore për zhvillim te strategjive të zhvillimit të qëndrueshem dhe planeve akcionale në nivel lokal me pjesmarrje aktive të komunitetit, Organizatat e Shoqërisë Civile aktive në fushën e mbrojtjes së mjedisit (OJFMtë), autoritetet lokale dhe bizneset. Axhenda e Gjelbër nuk është vetëm zhvillimi i planit akcional, por zbatimi i Axhendës së Gjelbër është në fakt elementi esencial i programit. Milieukontakt ka përvoj pozitive në zbatimin metodës së Agjendës së Gjelbër në Kroaci, Rumani, Moldavi dhe Kirgistan.

Në këtë moment Milieukontakt po kërkon OJFM që janë të interesuara për të nisur një proces të axhendës së gjelbër në komunitete e tyre (apo përreth) me të cilën ato kanë tashmë kontakte të mira. Milieukontakt do të ofrojë mbështetje dhe këshillim sesi të niset një proces i tillë në bashkëpunim me ekipin e trainuesve dhe do të ofrojë edhe mundësi të tjera bashkëpunimi dhe ndihme mes këtyre shoqatave. Në këtë mënyrë ne shpresojmë të formojmë një rrjet shoqatash të axhendës së gjelbër në Kosovë.

Me këtë thirrje për tenderim ne ftojmë OJFMtë të konkurojnë. Hapi i parë në procedurën e selektimit është paraselektimi i 8 organizatave për takimin e punës selektues për Axhendën e Gjelbër, i cili do të mbahet më 26-28 Tetor 2007.

Së fundmi, do të përzgjedhim 3 OJFM. Përzgjedhja do të bëhet pas takimit të punës dhe mbi bazë kriteresh, pyetësorit dhe formë aplikimit, performancës përgjatë takimit punues dhe cilësinë e detyrave që do të jepen në përfundim. Procesi i përzgjedhjes pritet të përfundojë në fund të Nëntorit 2007.

Nëse organizata juaj është e interesuar të përfshihet në procesin e Axhendës së Gjelbër, ju ftojmë të plotësoni pyetësorin dhe formën e aplikimit dhe ta dërgoni atë me e-mail në DY adresat e shënuara më poshtë. Ju mund ta gjeni pyetësorin dhe formën e aplikimit në faqen e internetit të Milieukontakt International: www.milieukontakt.nl (nën Kosova).
Aty mund të gjeni si versionin Anglisht, shqip edhe atë serbisht. Ju lutemi nëse mundeni, përdorni formatin në anglisht.

Afati përfundimtar për dërgim të pyetsorit dhe fletë aplikimit është
5 Tetor 2007 Ora 17.00

Ju lutem vëreni që afati përfundimtar do të ndiqet rigorozisht. Çdo aplikim që do të arrinë PAS këtij afati nuk do të merret në konsideratë. Çdo aplikim që nuk do të përmbajë të gjithë informacionin e kërkuar nuk do të konsiderohet.

Në pritje të mesazheve tuaja,
Suzanne Bakker
s.bakker@milieukontakt.nl

Shkipe Deda
shdeda@gmail.com

  • Ja, ik wil de nieuwsbrief ontvangen

    Laatste nieuwsbrief

    nieuwsbrief-2015-2
  • Support Milieukontakt

    ONLINE DONEREN
  • Archives

  • Categories

Milieukontakt International
building capacities - involving citizens - solving environmental problems

Theme Fadtastic by Andrew Faulkner.

Creative Commons License
Milieukontakt Website by Milieukontakt International is licensed under a Creative Commons Attribution-Non-Commercial-Share Alike 3.0 Netherlands License.